Një incident qesharak është regjistruar nga kamera para çerekfinales së Francës kundër Anglisë (2-1) për Kupën e Botës.
Me dy skuadrat në tunel, pak para se të futej në fushë, Kylian Mbappe shkoi të shtrëngonte dorën me Jordan Henderson që ndodhej pranë tij. Por mesfushori i Liverpool-it e injoroi plotësisht sulmuesin e Parisit, i cili reagoi me një buzëqeshje.
Është e paqartë nëse Henderson ishte thjesht plotësisht i fokusuar dhe nuk e pa 23-vjeçarin apo zgjodhi ta injoronte atë përpara se të përballeshin me njëri-tjetrin.
Megjithatë, edhe Mbappe ishte i buzëqeshur në fund të ndeshjes, pasi Franca u kualifikua në gjysmëfinale 2-1. /G.D abcnews.al/
Henderson didn’t see Mbappe’s hand because he was in the zone. This didn’t age well. ? pic.twitter.com/6Kpt1hm4Kp
— Samuel (@SamueILFC) December 11, 2022