VIDEO/ “Mos bëj fenomenin”, ky ishte autogoli më i madh në Milan-Juve

schedule19:55 - 9 Korrik, 2020

schedule 19:55 - 9 Korrik, 2020

Milan-Juventus ishte një ndeshje plot gola, por ato nuk ishin bukuria e vetme e asaj përballje. Sigurisht që kuqezinjtë ishin ata që u gëzuan pas ndeshjes, pasi nga 0-2 e përmbysën sfidën me bardhezinjtë në 4-2. Katër gola ndaj Juventusit Milani nuk i realizonte që prej vitit 1989.

DAZN së fundmi ka pikasur një tjetër detaj interesant, kur portieri Wojciech Szczesny shfaqet duke ngacmuar sulmuesin e Milanit, Ante Rebic, i cili shënoi edhe golin e fundit të ndeshjes.

Pas një aksioni sulmues të kuqezinjtë, portieri i Juventusit e ngacmon kroatin duke i thënë: “Je duke humbur 2-0, mos bëj kot si fenomen”. Sigurisht Rebic do ketë pasur diçka për t’i thënë rivalit, kur ndeshja mbaroi në favor të Milanit… /abcnews.al