Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Mori me forcë në automjet dhe dhunoi një 40-vjeçar, pranga të riut në Tiranë

schedule15:24 - 25 Qershor, 2025

schedule 15:24 - 25 Qershor, 2025

Një 34-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi mor me forcë në automjetin e tij dhe më pas e dhunoi një shtetas.

Dyshohet se shkak mund të jetë bërë një konflikt për motive të dobëta. Ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij rasti.

“Sapo janë njoftuar se një shtetas ishte marrë me forcë, me automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë organizuar menjëherë punën për të identifikuar autorin/ët dhe sqaruar rrethanat e rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. R.(P.), 34 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këto veprime dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij, një 40-vjeçar, të cilin e ka goditur me grushte”, njoftoi policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!