VIDEO | Morata nuk mjafton për Atleticon, hap fals ndaj Alaves

schedule20:39 - 29 Tetor, 2019

schedule 20:39 - 29 Tetor, 2019

Atletico Madrid nuk ka marrë më shumë se një barazim 1-1 në transfertë kundër Alaves. Djemtë e Simeones bënë një ndeshje shumë të mirë, por ishin të pafat në finalizimin e rasteve të krijuara. Pjesa e parë mes dy skuadrave, u mbyll me rezultatin 0-0.

Në pjesën e dytë, Simeone ndërhyn në formacion dhe aktivizon Alvaro Moratën, në minutën e 60-të të takimit. 10 minuta më vonë, ishte pikërisht sulmuesi spanjoll ai që gjeti rrjetën. Një pasim i gjatë nga portieri Oblak stopohet mjaft mirë nga Morata, i cili pas një kombinimi me Correa, e sheh veten të vetëm përballë portierit.

Nga një distancë e afërt, sulmuesi nuk e ka të vështirë të shënojë, duke shënuar për kryeqytetasit spanjollë. Megjithatë, ky gol nuk do të mjaftonte, pasi në minutën e 83-të të sfidës, Perez arriti të barazojë. Pas 11 javësh kampionat, Atletico e sheh veten në vend të dytë, me 20 pikë./abcnews.al

La Liga, java 11

Alaves – Atletico  1-1
Perez 83′ / Morata 70′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!