Monaco u mposht nga Nimes me rezultatin 3-1, sfidë e vlefshme për javën e 22-të të Ligue 1. Atë takim, Monaco e mbylli me 9 futbollistë, për shkak se Bakayoko dhe Martins u ndëshkuan me kartonë të kuq. Madje, ky i fundit u konfrontua edhe me gjyqtarin kryesor të sfidës.
Pa këta dy lojtarë, Monaco arriti të triumfojë në shtëpi përballë Angers, me rezultatin 1-0. Kjo sfidë ishte e vlefshme për javën e 23-të në Ligue 1 dhe goli i sulmuesit Jovetic mjaftoi që klubi i Principatës të marrë tri pikë të rëndësishme dhe të ngjitet në një pozitë më të kënaqshme në tabelë, në vend të nëntë me 32 pikë./abcnews.al
Ligue 1, java 23
Monaco – Angers 1-0
Jovetic 18′