Monaco ka siguruar fitoren e radhës në Ligue 1, teksa në “Stade Louis II” kanë mundur me përmbysje skuadrën e Metz, në përballjen e vlefshme për javën e 9 të kampionatit francez të futbollit, Ligue 1.
Takimi nisi me një eurogol të rivalëve të Metz, ku në minutën e 4’-t, 19-vjeçari senegalez, Lamine Camara trondit rrejtën e portierit Kohn, me një goditje spektakolare, që nga mesi i fushës, teksa përfitoi dhe nga një dalje e gabuar e portierit zviceran. Megjithatë pjesa e parë nuk mbaron me kaq, pasi në minutën e 42’-të “fantazisti” rus, Alelsandr Golovin trondit portën e miqve me një goditje të jazhtëzakonshme nga distanca.
Mirëpo, spektakli në këtë sfidës nuk ndalet këtu, pasi me fillimin e pjesës së dytë, Golovin ekzekuton në mënyrë të “magjishme” një goditje dënimi, duke e çuar topin në rrjetë, pas një goditjeje nga një largësi prej afro 28 metrash, duke “vulosur” kështu fitoren e të tijve.
Me këtë rezultat, Monaci ngjitet në vendin e parë të tabelës të Ligue, me 20 pikë, 1 më shumë se Nice e vendit të 2-të dhe 2 më shumë se PSG i vendit të 3-të. Në anën tjetër, Metz mbetet në vendin e 16 të tabelës me 8 pikë të grumbulluara në 9 javët e para. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Lamine Camara, 0-1:
Goli i Aleksandr Golovin, 1-1:
Goli i Aleksandr Golovin 2-1: