VIDEO/ Momenti prekës i zbulimit, arkeologët gjejnë shpata 1900-vjeçare në një shpellë në Izrael

schedule16:19 - 7 Shtator, 2023

schedule 16:19 - 7 Shtator, 2023

Arkeologët kanë gjetur në mënyrë specifike katër shpata romake dhe një armë tjetër, të njohur si një pilum (shtizë romake), që daton 1900 vjet më parë në një shpellë pranë bregut të Detit të Vdekur në Izrael.

Depoja e rrallë e armëve u gjet në rezervatin natyror En Gedi, i ruajtur në kuti druri dhe lëkure, sipas një deklarate të publikuar të mërkurën nga Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit.

Gjetja e një shpate të vetme është e rrallë, por katër? Është një ëndërr! Ne po fërkojmë sytë për ta besuar”, thanë studiuesit, ndërsa video e momentit emocionues të zbulimit është bërë virale.

Shpatat “jashtëzakonisht të ruajtura” u gjetën së bashku me copa lëkure, druri dhe metali. Tre nga shpatat kishin tehe hekuri në këllëf druri dhe ishin 60-65 centimetra të gjata. E katërta ishte 45 centimetra e gjatë, raporton BBC.

Gërmimet e mëtejshme zbuluan një monedhë bronzi “Bar Kokhba” e datës 132-135 pas Krishtit, e cila gjithashtu mund të konfirmojë datën e shpatave, sipas njoftimit për shtyp./abcnews.al