Moment kur dy këlyshë të rrallë tigri lindin në një kopsht zoologjik u kap nga disa kamera sekrete kapën në Chester, MB, më 7 janar, babi tigër qëndroi pranë nënës tigreshë gjatë gjithë kohës.
Lindjet përshkruhen “si shpresa e madhe për ruajtjen e këtyre kafshëve në rrezik”, pasi lloji i tigrit sumatran është aktualisht i rrezikuar në mënyrë kritike.
Kujdestarët e kopshtit vendosën kamera të fshehta në dhomën e tigrave dhe filmuan Kasarna duke lindur këlyshët e saj. Nuk është e qartë se çfarë gjinie janë të sapolindurit.
“Ajo është një nënë e shkëlqyer dhe është shumë e kujdesshme me foshnjat e saj të reja, duke i mbajtur në strofkë dhe duke i ushqyer ato çdo disa orë,” tha një roje parku. /abcnews.al