Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi dje se Rusia ka siguruar vaksinën kundër Covid-19.
Putin tha se gjatë disa testimeve vaksina ka rezultuar e suksesshme dhe se ofron një imunitet të qëndrueshëm ndaj COVID-19.
Madje ai tha se njëra nga vajzat e tij tashmë është vaksinuar, dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Gjëja më e rëndësishme është që të sigurohet një siguri e plotë e vaksinës dhe efikasitetit të saj”, tha ai ndërsa shtoi se një nga dy vajzat e tij ka marrë vaksinën.
Në mediat e huaja kanë qarkulluar edhe pamje nga momenti ku vajza e Putin injekton vaksinën.
Russian President Vladimir Putin’s daughter who gets the first vaccine #RussianVaccine pic.twitter.com/rkAys2VaBz
— Soundar (@csrsrajan) August 11, 2020
Putin ka dy vajza, Maria Vorontsova dhe Katerina Tikhonova. Ende nuk dihet se cila prej tyre ka provuar vaksinën ruse ndaj COVID-19.
Mediat e huaja kanë publikuar disa foto të tyre, por ato dalin shumë rrallë në media.
Ndërkaq Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur dyshimet për vaksinën ruse. OBSH i bëri thirrje Rusisë që të ndjekë udhëzimet ndërkombëtare në prodhimin e vaksinës kundër infeksionit COVID-19.
LEXO EDHE: Vaksina anti-COVID e Putinit nuk bind OBSH-në
Ndonjëherë studiuesit individualë pretendojnë se kanë gjetur diçka, që natyrisht është një lajm i jashtëzakonshëm,” u tha zëdhënësi i OBSH-së Christian Lindmeier gazetarëve.
“Por ekziston një ndryshim i madh midis gjetjes ose indikacioneve se një vaksinë po funksionon dhe një vaksinë që ka kaluar të gjitha fazat,” shtoi ai. /abcnews.al