VIDEO/ Momenti kur nëna heroinë shpëton djalin nga duart e rrëmbyesit

schedule12:04 - 18 Korrik, 2021

schedule 12:04 - 18 Korrik, 2021

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar në New York, pasi ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë 5 vjeç. I gjithë momenti është fiksuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa po bën xhiron në media.

Në pamje shihet kur nëna shpëton djalin e saj nga duart e rrëmbyesit. I vogli ishte duke ecur me nënën e tij, në momentin kur 24-vjeçari afrohet me shpejtësi, ndërsa e merr dhe e fut në makinën e tij.

Teksa përpiqet të largohet nëna ia merr djalin nga mjeti, ndërsa ndihmohet edhe nga persona të tjerë. g.v/abcnews.al