TIRANË- Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap me një automjet të vjedhur.
I riu u kap në flagrancë në rrugën e Qelqit duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, që dyshohet se e ka vjedhur, në oborrin e banesës së një shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/

