ABC News ka siguruar pamjet nga momenti ku inspektori i policisë arratiset gjatë operacioni të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të zhvilluar në Gjirokastër.
Siç shihet nga pamjet Feim Onjea inspektori i policisë, ikën me vrap duke u larguar nga godina.
Gjithashtu Fred Kondi me detyrë shef krimesh dhe specialisti Xhevid Dina janë ndaluar për “shpërdorimin detyre”.
Nga hetimet disa mujore me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore përfshirja e shtetasve në veprën penale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm, favorizimin e shtetasve të ndryshëm në kontrabandimin e mallrave dhe organizimin e lojërave të fatit në formën e basteve sportive, me qëllim përfitimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare.
Gjithashtu u provua se punonjësit e policisë duke shfrytëzuar funksionin organik dhe atributet që ju jep detyra, në periudha të ndryshme kanë ndikuar në lejimin e ushtrimit të aktiviteteve të paligjshme nga shtetas të ndryshëm.