KLOS- Prej të shtunës pasdite vijojnë kërkimet për gjetjen e fadromistit në vendin e quajtur Qafë Burrel në Klos.
Masivi i rezervuarit ka marrë me vete një fadromë, ndërsa fati i drejtuesit të saj nuk dihet ende.
Fadromisti Ardit Beshiri nga fshatin Shëngjun i Klosit ishte duke punua pranë fabrikës përpunimit të kromit dhe është rrëmbyer nga uji dhe rëra si pasojë e çarjes së një rezervuari.
ABC News ka siguruar pamjet e momentit të çarjes së rezervuarit të ujit pranë fabrikës së përpunimit të kromit./abcnews.al


