ABC ka siguruar video nga momenti i përplasjes së disa personave në Elbasan, duke e kthyer sheshin e festës së ditës së verës në një arenë përplasje e cila nga ofendimet banale ka degjeneruar në përleshje fizike.
Në video duken simpatizantët e partive politike që pasi shajnë njëri-tjetrin qëllojnë me grushte. Në atë moment ndërhyn një efektiv policie i cili mundohet të qetësojë situatën, e megjithatë turma nuk shpërndahet.
Përplasja ndodhi pasi kryedemokrati Lulzim Basha dhe kreu i qeverisë Edi Rama kishin planifikuar të njëjtin orar për të uruar qytetarët në Elbasan për ditën e Verës.
Basha bën fajtor Edi Ramën duke deklaruar se kishte ardhur i shoqëruar nga banditë me pistoleta në brez, ndërsa ky i fundit thekson se Basha vjen në festë me flamuj partie duke nxitur përplasje./mv.abcnews.al