Është mirë të ndash një përqafim por jo të gjithë do të zgjidhnin një luan. Sirga e ka gjetur mikun e saj të ngushtë. 34-vjeçari Valentin Gruener e shpëtoi luaneshën kur ishte dhjetë ditëshe. Lidhja e tyre e jashtëzakonshme është bërë një sensacion në internet.
Një video ku Sirga përqafon 34-vjeçarin ka marrë miliona shikime. “Mendoj se Sirga beson se jam një mik i mirë. Asaj i pëlqen të më përqafojë shumë. E fërkon shumë kokën mbi timen, njësoj si një mace. Sirga nuk ka qenë kurrë agresive ndaj meje.”, tha Valentin.
@sirgathelionessSirga doesn‘t understand the concept of social distancing. Luckily, she doesn‘t have to. #tiktokwildlifeday
/abcnews.al