VIDEO | Momenti i kontestuar, Suarezin nuk e lënë rehat as për ditëlindje

schedule13:06 - 24 Janar, 2020

schedule 13:06 - 24 Janar, 2020

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, është i njohur për veprimet jo të zakonshme në fushën e futbollit. Portali “SportBible” rikujton një episod të sulmuesit pikërisht sot në ditëlindjen e tij, ku ai mbush 33-vjeç.  Në shkurtin e 2018 gjatë një ndeshje mes Barcelonës dhe Granadës, uruguaiani ishte vetëm një karton të verdhë larg pezullimit automatik.

Për të mos humbur sfidën e vështirë me Atletico Madrid, e cila do të zhvillohej pas dy javësh, Suarez vendosi të ndëshkohej me karton të verdhë për të humbur kështu sfidën e radhës dhe për të mos rrezikuar mungesën kundër madrilenëve.

Në minutat e fundit të takimit ai u mundua me të gjitha mënyrat, por gjyqtari Alberola Rojas nuk e ndëshkoi sulmuesin. Luis bëri një ndërhyrje nga pas ndaj një mbrojtësi të Granadës, pretendoi se ishte portier si dhe e kreu një rivënie anësore për 15 sekonda. Suarez nuk ia arriti qëllimit, por në fund buzëqeshi ndaj gjyqtarit të takimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!