Prej disa kohësh, po përflitet se moderatorja Megi Pojani është në një lidhje me futbollistin Endri Çekiçi.
Ndonëse, asnjëri prej të dyve nuk e ka konfirmuar, detajet kanë thënë të kundërtën. Dyshja herë pas here janë shfaqur në ambiente të përbashkëta, si nga pushimet, ashtu dhe në restorante të ndryshme.
Së fundmi, duket se një gjest i Endrit ka vulosur romancën e dyshes. Mesfushori nga Pogradeci ka shënuar gol në kampionatin turk me fanellën e Konyaspor dhe në stadiumin e tejmbushur është drejtuar nga tifozët. Në rreshtin e parë është parë Megi, e cila e ka mbështur partnerin gjatë gjithë ndeshjes.
Ky moment nuk i ka shpëtuar syve të shikuesve, të cilët kanë vulosur lidhjen e tyre të dashurisë./abcnews.al