Një ndeshje me dema që u zhvillua në periferi të Madridit në Spanjë për pak ka rezultuar fatale për 28-vjeçarin Alejandro Conquero, pasi demi me të cilin po luftonte e ka goditur godasë, duke e hedhur në ajër dhe duke e plagosur rëndë.
La cornada a Alejandro Conquero ha sido horrible, estamos a la espera de un helicóptero que lo traslade al hospital. Que duro es esto , joder, que duro. pic.twitter.com/Y1fPZFtsk0
— Alfonso Ibarra ✝️?? (@Aibabur) August 14, 2023
Në pamjet e dyluftimit të djeshëm shihet një matador i njohur spanjoll që u godit papritur në bark nga briri i demit me të cilin po ndeshej. Alejandro Conquero raportohet se është në gjendje të rëndë pas plagëve të marra.
Matadori 28-vjeçar nga Huelva në Andalucia, u dërgua me helikopter në spital. Në video, Conquero shihet me kostumin e tij tradicional teksa provokon demin masiv me një copë ngjyrë rozë në të verdhë.
Teksa ai afrohet gjithnjë e më shumë me brirët e demit, papritur ngec në një prej tyre dhe fluturon në ajër nga forca e kokës së kafshës. Në pamjet e shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale dëgjohen dhe spektatorët që ulërasin.
Conquero është i biri i matadorit të famshëm spanjoll Jose Conquero, i njohur ndryshe si ‘Urragani i Huelva’.
/abcnews.al