VIDEO/ Momente paniku për djalin e Andrea Pirlos, 4 persona e sulmojnë në rrugë

schedule10:15 - 17 Shkurt, 2023

schedule 10:15 - 17 Shkurt, 2023

Në Torino, momente frike për Nicolo Pirlo, djali i ish-lojtarit Andrea Pirlo, pasi është sulmuar teksa ishte në makinë me një shok. Ka qenë i riu që ka denoncuar ngjarjen në Instagram.

“A është normale të gjesh katër djem në qendër duke gjuajtur me gurë makinën, duke pështyrë dhe shkelmuar? Unë isha në makinë me një shok dhe këta djem u përpoqën të futeshin në makinë. Më pas goditën me shkelma makinën dhe me gurë. Për fat të mirë nuk dolëm kurrë nga makina”, është shprehur djali i Andrea Pirlos.

Në video, i riu rrëfen dinamikën e sulmit duke filmuar gjithçka me telefon. Janë katër prej tyre, me fytyrë dhe kokë të mbuluar me kapuç, duke e vështirësuar kështu identifikimin./ h.ll/abcnews.al