VIDEO/ Momente paniku në Orikum, erërat e forta rrëzojnë bazën strukturore të kalçetos duke rrezikuar lojtarët

schedule19:04 - 31 Mars, 2022

schedule 19:04 - 31 Mars, 2022

Erërat e forta kanë përfshirë pothuajse të gjithë vendin tonë.

Disa momente anormale kanë ndodhur në Orikum, ku era e fortë ka rrëzuar bazën strukturore të kalçetos. Në momentin kur ndodhi kjo situatë, lojtarët e klubit të Orikumit ndodheshin brenda duke ushtruar seancat stërvitore në fushën sportive të mbyllur, pasi moti i keq nuk i ka lejuar t’i zhvillojnë në ambiente të hapura.

Për fat të mirë nuk ka patur asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale./ h.ll/abcnews.al