Armando Broja po kalon një moment fantastik. Sulmuesi i talentuar nga Malësia e Madhe, ka gjetur golin e radhës me Chelsea.
Kampionët e Evropës fituan 2-1 me përmbysje miqësoren ndaj Bournemouth. Thomas Tuchel e aktivizoi lojtarin shqiptar në pjesën e dytë.
Bournemouth kaloi në avantazh në minutën e 66-të, teksa 19-vjeçari riktheu baraspeshën gjashtë minuta më vonë.
https://streamable.com/oic3tb
Broja mori një top nga krahu i majtë, e kontrolloi bukur brenda zonës kundërshtare dhe e dërgoi atë në rrjetë.
Chelsea realizoi edhe golin e fitores në minutën e 76-të. Periudhë shumë e mirë për sulmuesin e kombëtares kuqezi, teksa shtohen shanset që sezonin e ri të jetë pjesë e ekipit të parë. /abcnews.al

