Joan Laporta dhe Ronald Koeman u takuan sërish të hënën në një ngjarje për të përkujtuar 30 vjetorin e Kupës së parë Evropiane të Barcelonës.
Një nga momentet më të pritura me padurim ishte ribashkimi, duke qenë se largimi i holandezit si trajner nuk ishte aspak harmonik. Vetë Koeman ka deklaruar më herët se është ankuar për mënyrën se si ndodhi.
Video: President Laporta coinciding with Ronald Koeman. https://t.co/6kM9YS2h3B
— barcacentre (@barcacentre) May 16, 2022
Sipas një videoje nga Jugones, përshëndetja mes të dyve ishte veçanërisht e ftohtë, me vetëm një shtrëngim duarsh të thjeshtë dhe pa bisedë.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe zëvendësuesi i Koeman në skuadrën e Barcelonës, Xavi Hernandez, të cilit holandezi në disa raste i ka uruar suksese në kohën e tij si trajner i Barcelonës./ h.ll/abcnews.al