VIDEO/ Moment emocionues para sfidës Benfica-PSG, legjenda e Portugalisë bie në gjunjë para Messit

schedule09:45 - 6 Tetor, 2022

schedule 09:45 - 6 Tetor, 2022

Benfica dhe PSG nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre në sfidën e tretë të fazës së grupeve në Champions League, Messi shënoi një supergol për parizienët por që nuk mjaftoi për t’iu dhuruar fitoren, posi skuadra portugeze do të barazonte shifrat.

Por para se të niste ky takim një episod shumë i veçantë është filmuar nga kamerat në Lisbonë. Protagonist padiskutim ishte Lionel Messi, i cili u surprizua nga legjenda e Portugalisë, Paulo Futre.

Ish-futbollisti i njohur pati një takim të shkurtër me argjentinasin, ndërsa në një moment nuk nguroi të ulej në gjunjë para tij si një shenjë respekti. Nuk kishte si të mungonte dhe një përqafim mes tyre.

Vidoja e këtij momenti është bërë virale në internet, teksa ka marrë shumë komente pozitive nga tifozët, me këto të fundit që kanë duartrokitur një gjest të tillë.

/f.a/abcnews.al