UEFA ka zgjedhur golin më të bukur në fazën e grupeve të Champions League dhe e ka publikuar na rrjetet sociale të dedikuara për këtë kompeticion të madh.
Më i bukuri është konsideruar “perla” e brazilianit Neymar, në ndeshjen kundër Basaksehir. Turqit kanë pësuar edhe një tjetër gol të bukur nga Bruno Fernandes, i pozicionuar në vendin e katërt.
? Neymar's sensational solo effort against Başakşehir has been voted Goal of the Group Stage! ????#UCL | #UCLGOTGS | @nissansports pic.twitter.com/Sddsmw8wgG
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) December 18, 2020
Në podium janë edhe Luka Modric dhe Antoine Griezman. Kroati ka ndëshkuar Shakhtar Donetsk me një goditje perfekte nga distanca, kurse francezi me finte hungarezët e Ferencvaros.
Në pesë golat më të bukur është përfshirë edhe rrjeta e tundur nga bavarezi Joshua Kimmich, kundër Lokomotiv Moscow. Lista plotësohet me Magomed Suleymanov, futbollisti i Krasnodar që u shënoi spanjollëve të Sevilla. /abcnews.al



