“Abc News” vijon me zgjerimin e programacionit dhe rekrutimin e personazheve mediatike nga më të njohurit në treg në vazhdën e frymës së re dhe rikonceptimit të televizionit.
Këtij ekrani, sëfundmi i është bashkuar dhe moderatori Alban Musa.
I ftuar sot në emisionin “ABC-ja e mëngjesit” me gazetarin Enkel Demi, autori i programit tregoi disa prej destinacioneve dhe sipërmarrjeve që do të jenë pjesë e puntatave të para.
Ai shtoi se ky program ka si qëllim të sjellë Shqipërinë e vërtetë, me destinacionet e saja fantastike dhe sipërmarresit e shqiptarët punetorë.
“Nëpër Shqipëri” puntatën e parë ia ka dedikuar zonës së Tamarës në Kelmend dhe historisë së një sipërmarrësi të zonës, mes sukseseve dhe veshtirësive që ai has për të ecur përpara.
“Nëpër Shqipëri” do të transmetohet çdo të shtunë në orën 17:00 dhe do të ritransmetohet të dielën në orën 07:00, 13:00 dhe 20:00 në ekranin e Abc News. /abcnews.al