Ky Botëror po shfaq vazhdimisht “surpriza” të reja. Në përballjen mes Kroacisë dhe Marokut, e cila përfundoi me rezultatin e “bardhë” 0-0, duke bërë kështu që tifozët të humbasnin interesimin e tyre mbi këtë ndeshje, akoma pa dëgjuar fërshëllimin përfundimit të arbitrit. Por, shumë shpejt vëmendja e tifozëve do të kthehej nga tribuna, pasi prezente për të ndjekur ekipin e saj kombëtar, në “Katar 2022” ishte dhe ish-Miss Kroacia, Ivana Knoll.
Edhe pse mënyra e veshjeve është disi e kufizuar në Katar, Ivana nuk nguroi të shfaqte linjat e saj e veshur vetëm me një kapuç dhe dekolte të zhytur. Knol vendosi të përkrahë kombëtaren e saj pa llogaritur rregullat e rrepta, të këtij edicioni.
Pamja e saj teksa shkonte drejt stadiumin “Al-Bayat” u dukte më modeste, me një fustan me kuadrate kuq e të bardhe. Veshja ishte e gjatë dhe vinte me kapuç, mirëpo, ndoshta as kjo nuk e mbron, pasi u aplikua në shumë pjesë të trupit të saj, ndërkohë që dekolteja e zhytur nuk është e sigurt se do të miratohet nga ligjet strikte të Katarit.
View this post on Instagram
“Vizitorët (burra dhe femra) pritet të tregojnë respekt për kulturën vendase duke shmangur veshjet tepër të dukshme për publikun”,- paralajmëroi autoriteti i turizmit të Katarit përpara Kupës së Botës, pas veprimit të saj.
Modelja jo vetëm që ra në sy të fansave, por donte të binte në sy edhe nga FIFA, e cila u kujdes që ta informonte duke e taguar në postimet e saj. /i.m /abcnews.al

