VIDEO/ Mjekët italianë që ndihmuan Shqipërinë për Covid-19: Na duhet ndihma juaj

schedule19:03 - 14 Gusht, 2020

schedule 19:03 - 14 Gusht, 2020

Ekipi i mjekëve italianë që shërbyen në Shqipëri përgjatë dy javëve bashkë me mjekët shqiptarë kanë bërë një apel të përbashkët për respektimin e masave mbrojtëse përgjatë pandemisë së koronavirusit.

Ata shprehen se duhet ndihma e të gjithëve për të kontrolluar këtë epidemi të rrezikshme, pasi së bashku jemi më të fortë.

Mjekët theksojnë se respektimi i këtyre masave nuk na mbron vetëm ne, por të gjithë qytetarët e tjerë pranë nesh

“Gjatë këtyre muajve kemi mësuar të njohim Covid-19. Punuam për ta kontrolluar epideminë por na duhet ndihma e të gjithëve.

E mjekëve, infermierëve, politikanëve dhe mbi të gjitha e qytetarëve.  Së bashku jemi në të fortë.

Nëse numri i të infektuarve rritet, spitalet dhe terapitë intensive nuk do t’i kurojnë dot të gjithë ata që kanë nevojë.

Nëse mendon se je i fortë dhe virusi nuk të tremb, kemi nevojë për ty. Një stil i shëndetshëm është shumë i rëndësishëm .

Vendosja e maskës nuk të mbron vetëm ty, mbron më të dobëtit dhe komunitetin.

Je aq i fortë sa të lash duart dhe të mbash një distancë sigurie me të tjerët. Je aq i fortë sa të mbash një maskë”, shprehen ata.

Epiki i mjekëve italianë dhe i Mbrojtjes Civile përfunduan dje misionin e tyre në Shqipëri, ku ofruan eksperiencën e vyer për ekipet e mjekëve shqiptarë në spitalet COVID si dhe për menaxhimin dhe organizimin spitalor.

Grupi i ekspertëve zhvilloi veprimtari konsulence dhe ndihmoi me qëllim formimin e veçantë të homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid./abcnews.al

🇦🇱 | Je aq i fortë sa të vendosësh një maskë? 🇮🇹 | Sei abbastanza forte da indossare una mascherina? #InsiemeSiPuò #MadeWithItaly Ministero degli Affari Esteri e della Cooperazione Internazionale Dipartimento Protezione Civile Ministero della Salute Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale @Ogerta Manastirliu Ilir Meta Edi Rama Regione Puglia Regione Lazio Regione Lombardia Regione Piemonte INMI Spallanzani Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo AICS Tirana

Gepostet von Ambasciata d'Italia a Tirana am Freitag, 14. August 2020