Atletico Madrid arriti të fitojë edhe sot në një transfertë mjaft të vështirë si ajo e Valencias dhe të qëndrojë në garë për vendin e parë. Mjaftoi një autogol i Toni Lato në minutën e 79-të që Atletico të marrë tri pikët.
Në fakt ishte një ndeshje e dominuar nga skuadra e Simeone, por rastet e krijuara nuk u konkretizuan. Në fushë nga minuta e parë nuk ishte asnjëri mes Suarez dhe Costa dhe kjo u vu re në finalizim.
https://streamable.com/ez3b9s
Gjithsesi autogoli fatkeq i Lato e ndihmoi shumë skuadrën kryeqytetase, e cila qëndron në vendin e dytë në renditje, me pikë të barabarta me Sociedad, që ka luajtur një ndeshje më shumë. /abcnews.al