Chelsea rikthehet te fitorja në kampionat. “Blutë e Londrës” kishin marrë vetëm një pikë në dy javët e fundit, ndërsa sot triumfuan 4-0 në “Stamford Bridge” kundër Crystal Palace.
Miqtë rezistuan në fraksionin e parë, teksa ekipi i Lampard nuk u përmbajt në 45 minutat e dyta. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 50-të nga Benjamin Chilwell.
Mbrojtësi i majtë i kombëtares angleze, i cili i kushtoi 50 milion euro londinezëve, gjeti golin e parë me ekipin e ri falë një goditje potente. 16 minuta më pas erdhi edhe dyfishimi.
Asist i Chilwell dhe finalizim me kokë i Kurt Zouma. Më pas skenën e mori Jorginho, i cili ktheu në gola dy penallti. Përfundimisht 4-0 për vendasit që ngjiten në kuotën e 7 pikëve. /abcnews.al
Premier League, java e katërt
Chelsea-Crystal Palace 4-0
(Chilwell 50′, Zouma 66′, Jorginho (pen) 78′, (pen) 82′)