Pjesa e parë nuk dhuroi gola në ndeshjen Lokomotiv Moscow dhe Atletico Madrid. Ndryshe ka nisur e dyta. Miqve ju kanë mjaftuar vetëm 4 minuta për të gjetur golin e avantazhit.
Joao Felix është autori i golit, e para rrjetë evropiane me “colchoneros”. Kundërsulmi i ekipit të Simeones është konkretizuar nga talenti portugez, që për momentin i dhuron tre pikë shumë të rëndësishme ekipit iberik. /abcnews.al