VIDEO/ Mitsotakis mbërrin në Himarë me helikopter ushtarak

schedule09:39 - 22 Dhjetor, 2022

schedule 09:39 - 22 Dhjetor, 2022

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka mbërritur këtë mëngjes në jug të Shqipërisë.

Mitsotakis mbërriti pak minuta me pare në Himarë me helikopter ushtarak. Ai është pritur nga komuniteti minoritar grek atje, nga Vangjel Dule dhe kreu i Omonia Fredi Beleri.

“Do flas pas pak, jam i lumtur që ndodhem këtu”, tha shkurt kryeministri grek për gazetarët.

Gazetarja e Abc News, Esiona Konomi, raporton se përveç Dules, asnjë autoritet shqiptar s’ka qenë i pranishëm në ceremoninë e pritjes së kryeministrit grek. Në ceremoni nuk ka qenë i pranishëm as kryetari i bashkisë Himarë.

Vizita e Mitsotakis do të përqendrohet në minoritetet greke në jug të vendit, Himarë, Finiq dhe Dropull.

Agjenda e plotë:

09:30 Mbërritja në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.

09:35 Nisja me makina për në shkollën “Omiros”.

10:30 Nisja me makina drejt pedonales.

10:45 Mbërritja në rrugën e këmbësorëve.

10:45-11:00 Përshëndetje e shkurtër në rrugën e këmbësorëve.

11:00 Nisja me makinë për në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.

11:05 Hipja në helikopter dhe nisja për në Livadhja të Finiqit.

11:25 Mbërritja në Stadiumin e Livadhes, ecje në këmbë drejt Qendrës Kulturore.

11:30-12:00 Përshëndetje dhe takim me nxënësit.

12:00 Nisja në këmbë për në Stadiumin e Livadhjasë.

12.20 Hipja në helikopter dhe nisja për në Derviçan të Dropullit.

12:40 Mbërritja ne Stadiumin e Derviçanit

12:55 Përshëndetje e shkurtër në sheshin Derviçan

13:15 Nisja për në kishë.

13:30 Vizitë në shkollën e Derviçanit.

14:00 Nisja për në Aeroportin e Loaninës.

Kujtojmë se kryeministri grek kishte planifikuar vizitën në jug të Shqipërisë më datë 6 dhjetor të këtij viti, por vizita e tij u anulua për shkak të kushteve atmosferike. Mitsotakis mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor, nga ku foli për raportet e mira mes dy vendeve, ndërsa tha nënvizoi se ka progres në çështjen e detit./Abcnews.al/