VIDEO/ Mision i përmbushur, Shqipëria fiton me “tris” ndaj Kazakistanit

schedule19:53 - 15 Nëntor, 2020

schedule 19:53 - 15 Nëntor, 2020

Shqipëria ka fituar me lehtësi me shifrat 3-1 ndaj Kazakistanit në “Air Albania”. Ndeshja nisi me presionin e miqve, por skuadra e Edy Rejas arriti të ndryshojë kursin dhe ta kthejë ndeshjen në favorin e saj. Në minutën e 16 kuqezinjtë gjetën rrjetën për herë të parë në këtë ndeshje.

Cikalleshi shfrytëzoi në maksimum një krosim të Memushaj dhe tundi rrjetën kundërshtare. Goli i dytë erdhi pas vetëm gjashtë minutash, kur Ismajli përfitoi nga hezitimi i mbrojtjes së Kazakistanit dhe gjeti golin e parë me kombëtaren.

 

Festa e kësaj rrjete zgjati shumë pak sepse Abiken për Kazakistanin shënoi një gol të pazakontë nga mesi i fushës në momentin e nisjes së sferës. Në pjesën e dytë kombëtarja jonë luajti e qetë dhe e matur dhe arriti të gjejë edhe golin e tretë. Abrashi fiton me grintë dhe zgjuarsi penallti dhe Manaj e kthen në gol në minutën e 62-të.

Për të fituar grupin nuk mjafton sepse pas tre ditësh do duhet me patjetër fitore në “Air Albania” ndaj Bjellorusisë, që mban aktualisht vendin e parë me 10 pikë, dy më shumë se kombëtarja jonë. Kundërshtarët e ardhshëm të kuqezinjve fituan pastër me shifrat 2-0 ndaj Lituanisë dhe vijnë në Tiranë me moralin lart. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!