VIDEO/ Miriam Cani zbulon për herë të parë portretin e plotë të djalit

schedule20:41 - 4 Tetor, 2020

schedule 20:41 - 4 Tetor, 2020

Në fillim të këtij viti, këngëtarja Miriam Cani u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin bashkë me partnerin Alban Skënderaj e pagëzuan me emrin Duam.

Ndonëse, Miriami ka publikuar herë pas here foto me të voglin, asnjëherë nuk e ka zbuluar portretin e plotë të tij.

Mirëpo, rreth një orë më parë, Miriami i ka surprizuar të gjithë. Ajo si kurrë më pare ka posruar në Instagram një video me një dedikim po aq emocionues, duke treguar se ishte i vogli ai që e frymëzoi të krijonte diçka plot dashuri si kënga “Duam”.

“Duam, si e do natyra diellin. Duam, si e duan yjet qiellin. Ti më ke frymëzuar të krijoj diçka që është e mbushur plot dashuri e mirësi. E pastër si dashuria e nënës!”, ka shkruar Miriami, ndërkohë vëmendjen e të gjithëve e ka marrë portretin i Duamit, i cili duket shumë i ëmbël. l.k/abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CF7bNPal7lM/?utm_source=ig_embed

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!