Tirana dhe Kastrioti u ndeshën mes tyre ditën e sotme në një takim miqësor. Përballja e luajtur në “Selman Stërmasi” përfundoi në barazim 1-1, me të dy golat që u realizuan në pjesën e dytë.
Ekipi krutan kaloi i pari në avantazh. Minuta e 54-t, kundërsulm i shpejtë i djemve të Ndreut, vendosje gabim e prapavijës bardheblu dhe finalizim i bukur i Patrik Bardhit.
Kampionët në fuqi reaguan dhe gjetën golin e barazimit me anë të Ernest Muçit. Talenti i Tiranës mori një asist nga Cobbinah dhe gjeti rrjetën me një goditje të saktë në minutën e 74-t.
https://www.instagram.com/p/CGnCbEBhktJ/?utm_source=ig_web_copy_link
Në fushë zbritën edhe Apolonia me Turbinën. Skuadra fierake fitoi 2-1 ndaj djemve të Troisit, falë golave të Redon Mihanës dhe afrikanit Arthur. /abcnews.al
Miqësoret
Tirana-Kastrioti 1-1
(Muçi 74′ / Bardhi 54′)
Turbina-Apolonia 1-2
(Mihana, Arthur)