VIDEO/ “Minuta e dytë, pse heshti”, presidenti Meta kujton legjendën Ben Minga

schedule22:37 - 16 Mars, 2021

schedule 22:37 - 16 Mars, 2021

16 mars 1959, një ditë e veçantë për Tiranën, pasi lindi legjenda bardheblu Arben Minga. 25 herë kampionët e vendit e kanë kujtuar ditën e sotme, ndërkohë që nuk ka harruar t’i shkruajë disa radhë edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ai ka postuar një video, me Mingën që shfaqet duke bërë atë që dinte të bënte më mirë: të shënonte gola.

POSTIMI I METËS
“Kush i rren kto mrojca,  Kush i bon kto xhibla,
Kush i shlon kto predha, Pallaveshi Minga,
Kush i shlon kto predha, 15 katëshi Minga”

E kush më bukur se Kasem Hallulli do të përjetësonte në këngë kujtimin e paharruar të legjendës bardhë e blu dhe Ekipit Kombëtar, njërit prej futbollistëve më të dashur e të respektuar, Arben Minga.

Sot në ditën e Tij të lindjes i përshëndes të gjithë fansat e tij dhe sportdashësit me këtë buqetë golash të jashtëzakonshëm të shënuar nga “Beni i modh”.  “Minuta e 2’ stadiumi pse heshti? Gjuan Arben Minga, dridhet Bukureshti”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!