Borussia Dortmund zbarkon sërish në Manchester, aty ku tenton të blejë një nga lojtarët e akademisë së City. Verdhezinjtë kanë më parë Jaydon Sancho dhe mendojnë se mund të godasin sërish në shenjë.
Futbollisti i piketuar është holandezi Jayden Braaf, 18-vjeçari që luan në krahun e majtë të sulmit. Manchester City kërkon për kartonin e lojtarit të akademisë 8 deri në 10 milion euro.
https://youtu.be/JUVh31VEhEM
Anglezët nga ana tjetër nuk heqin dorë përfundimisht nga lojtari, pasi kërkojnë që të përfshijnë në marrëveshje edhe një klauzolë për riblerjen e tij në të ardhmen. Shuma nuk bëhet e ditur në lajmin e publikuar nga “Bild+”. /abcnews.al