Milani arriti një tjetër fitore, shënoi dy herë në çerekorëshin e fundit dhe mposhti në “San Siro” 2-0 Romën. Miqtë luajtën më mirë në pjesën e parë, por 45 minutat e para u mbyllën pa gola.
Sfida u zhbllokua në minutën e 76-të. Ante Rebic plasi topin në shtyllë në goditjen e parë, teksa nuk gaboi në të dytën. Rrjeta e tetë në kampionat për sulmuesin kroat, i cili ka shkëlqyer në vitin 2020.
Dyfishimi erdhi në një minutë përpara fundit. Vendasit fituan një penallti dhe Hakan Calhanoglu nuk gaboi nga pika e bardhë. Ky sukses i ngjit kuqezinjtë në vend të shtatë me 42 pikë dhe objektivi është kualifikimi në Europa League, ndërsa Roma (renditet në vend të pestë) nuk ia del t’i afrohet Atalantës. /abcnews.al
Milan-Roma 2-0
(Rebic 76′, Calhanoglu (pen) ’89)