Milani zyrtarizoi ditën e sotme afrimin e Oliver Giroud. Sulmuesi vjen nga Chelsea për shumën e 2 milion eurove (1+1), ka firmosur një kontratë 2-vjeçare (me opsionin e rinovimit deri në 2024), do të përfitojë 3.5 milion euro në sezon dhe do të veshë fanellën me numër 9.
34-vjeçari ndihet i emocionuar që do të luajë me kuqezinjtë dhe nuk e fsheh kënaqësinë e tij në postimin e bërë në Twitter, aty ku ka një mesazh për tifozët e shumtë të “Djallit”. “Përshëndetje tifozë të Milanit, jam krenar që kam origjinë italiane.
Ciao tifosi milanisti sono molto fiero di avere origini italiane e non vedo l’ora di iniziare questa emozionante avventura insieme a voi. Ringrazio Ivan Gazidis che conosco da tanto tempo, Paolo Maldini, Frederic Massara e Mr Pioli per l’accoglienza. Forza Milan ?⚫️???? pic.twitter.com/7aqSnK5Iy9
— Olivier Giroud (@_OlivierGiroud_) July 17, 2021
Mezi po pres të filloj këtë aventurë emocionuese së bashku me ju. Falënderoj Ivan Gazidis të cilin e njoh prej kohësh, Paolo Maldinin, Frederic Massara dhe trajnerin Pioli për mikpritjen. Forca Milan“, shkruan sulmuesi francez.
Ndërkohë, Milani ka fituar me goleadë miqësoren e parë. Djemtë e Stefano Piolit triumfuan 6-0 ndaj Pro Sesto (Serie C). Në pjesën e parë shënuan Bennacer (19′), Leao (22′) dhe Castillejo (38′). Në fraksionin e dytë erdhi autogoli i Fasolinit dhe dygolëshi i Milos Kerkez (89′, 90′), talentit 17-vjeçar hungarez. /abcnews.al