VIDEO/ Milani e nis me gol, VAR i vjen në ndihmë dhe Kessie nuk gabon

schedule21:12 - 25 Shkurt, 2021

schedule 21:12 - 25 Shkurt, 2021

Milani ka shënuar pas tete minutash lojë kundër serbëve të Crvena Zvezda. Kuqezinjtë përfituan nga një penallti e dhënë pas ndihmës së VAR.

Një prekje me dorë u pikas në zonë dhe arbitri më pas tregoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë.

I zakonshmi Franck Kessie, shumë i qetë, mori vrull dhe e dërgoi topin drejt e në rrjetë. 1-0 për Milanin, që në ndeshjen e parë në Serbi ka barazuar 2-2. /abcnews.al