M’Gladbach ia doli të mposhtë Koln në një stadium pa tifozë dhe është rikthyer në katërshen e parë në Bundesligë. Vendasit fituan 2-1 ndeshjen e prapambetur dhe tani renditen në vend të katërt me 49 pikë, gjashtë më pak se kryesuesit e Bayern Munchen.
Zvicerani Embolo zhbllokoi shifrat në minutën e 32-të, ndërsa dyfishimi erdhi 20 minuta përpara fundit të ndeshjes. Spanjolli Mere shënoi një autogol, ndërsa Koln shkurtoi diferencën me rrjetën e Uth në minutën e 80-të.
Objektivi i madh i M’Gladbach për këtë sezon është kualifikimi në Champions League, ndërsa Koln renditet në mesin e artë dhe nuk rrezikon rrëzimin një kategori më poshtë. /abcnews.al
M’Gladbach-Koln 2-1
(Embolo 32, Mere (aut) 70′ / Uth 80′)

