VIDEO | Messi thyen Atleticon, Barcelona merr kreun e La Ligas

schedule22:39 - 1 Dhjetor, 2019

schedule 22:39 - 1 Dhjetor, 2019

Barcelona ka fituar me shumë vështirësi përballë Atletico Madrid, me rezultatin 0-1. Ka mjaftuar një gol i Lionel Messit në minutën e 86-të që Barcelona të marrë tre pikët e plota në fushën e Atleticos, si dhe kreun e La Ligas, duke parakaluar Real Madridin.

Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat dhe në mesfushë, ndërhyrjet ishin shumë të ashpra. Thomas Partey markoi në mënyrë të shkëlqyer Lionel Messin për shumicën e takimit dhe dukej se taktikat e Simeones do t’i jepnin të paktën një pikë Atleticos, por magjia e Lionel Messit bëri diferencën.

Atletico tentoi të barazojë në minutat e mbetura, por Barcelona arriti të menaxhojë mjaft mirë takimin dhe mori tri pikët e plota./abcnews.al