Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | Messi-Suarez të pandarë, çfarë spektakli te Barcelona

schedule17:58 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 17:58 - 8 Dhjetor, 2019

Dy sulmuesi e Barcelonës, Lionel Messi dhe Luis Suarez janë padiskutim dy nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit. Si “pleshti” argjentinas, ashtu dhe bomberi uruguaian, gjetën rrjetën në atë fitore 5-2 kundër Mallorca, me Messin që shënoi tripletë.

Megjithatë, golin më të bukur e shënoi Suarez, me thembër nga një pozicion i pabesueshëm. Nuk ka asnjë diskutim që dy sulmuesit katalanas kanë klas të lartë dhe këtë gjë e tregon qartë dhe një video e shpërndarë nga faqja zyrtare e Barcelonës në Tëitter.

Messi dhe Suarez pasqyrojnë të gjithë klasin e tyre me pasimet që i bëjnë njëri-tjetrit dhe në stopimet e topit. Fantastikë!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!