Lionel Messi është rikthyer sot në qendrën stërvitore të PSG-së.
I freskët nga pushimet pas fitimit të Kupës së Botës me Argjentinën, 35-vjeçari la vendlindjen e tij Rosario të hënën në mbrëmje me familjen e tij dhe zbarkoi dje në aeroportin Le Bourget. Pas festimeve madhështore pas titullit të fituar në Katar, Messi përfitoi disa ditë pushime me familjen e tij përapara se të bashkohej me shokët e skuadrës në klubin francez.
Messi është nderuar me një çmim modest nga klubi i tij, pasi i bënë një pritje me duartrokitje dhe në fund i dhanë edhe një trofe të vogël.
Ai është lojtari i fundit i PSG-së i përfshirë në Kupën e Botës që kthehet në fushat stërvitore. Mbappe, kundërshtari i tij në finale, si dhe marokeni Hakimi, janë kthyer më 21 dhjetor./ h.ll/abcnews.al
Messi’s PSG teammates with the guard of honor ?
(via @PSG_inside) pic.twitter.com/ltOKPw0Jgh
— ESPN FC (@ESPNFC) January 4, 2023
ワールドカップで優勝したメッシを迎えるPSGの選手達???pic.twitter.com/RglB8hVWRh
— リオネル・メッシ™ (@JapanMessi3) January 4, 2023