Leo Messi është më i miri. Argjentinasi këtë sezon ia ka dalë të shënojë katër herë përmes goditjeve të dënimit, por tashmë ka një rival. Madje është një mbrojtës, i cili shquhet për gjuajtjet e tij me këmbën e majtë.
Aleksandar Kolarov shënoi një ditë më parë në ndeshjen kundër Fiorentinës. Serbi ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi nga jashtë zone dhe e la në vend portierin Dragowski.
Për të ishte goli i tretë me goditje dënimi këtë sezon dhe do tentojë sërish të realizojë perla të tilla. Sigurisht edhe Lionel Messi me fanellën e Barcelonës… /abcnews.al
https://twitter.com/nellygotbored/status/1208119345299304450