Situata e Messit me PSG është agravuar kohët e fundit. Pas udhëtimit të tij drejt Arabisë të paautorizuar nga klubi, ka ndezur gjakrat mes tyre.
Javën e kaluar shumë tifozë protestuan dhe kërkuan largimin e argjentinasit dhe duket sikur klubi ka rënë dakord për këtë gjë.
Një televizion spanjoll ka shkuar në Paris dhe ka vizituar butikun e PSG-së dhe sipas pamjeve që mund të shihen qartë në video, imazhi i Messit nuk gjendet askund. Madje as fanellat e tij në shitje nuk ndodhen aty.
Marrëdhëniet mes dy palëve janë në gjendjen më të keqe dhe Leo Messi tani është në kërkim të fazës tjetër të karrierës së tij. Al Hilal është një ndër më të interesuarit për Messin, por ende nuk ka një panoramë të qartë se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës./h.ll/abcnews.al
❌¿Y Messi? En la tienda del PSG desaparece la figura del argentino… pic.twitter.com/D0iRXOHdll
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) May 11, 2023