VIDEO/ Messi darkon në një restorant në Buenos Aires, tifozët rrethojnë lokalin të emocionuar

schedule09:48 - 21 Mars, 2023

schedule 09:48 - 21 Mars, 2023

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, solli një eufori në rrugët e Buenos Aires dhe u detyrua të largohej me eskortë policie. Të hënën më 20 mars, “pleshti” darkoi me familjen e tij në një restorant në lagjen Palermo të Buenos Aires dhe zona përreth u mbush me fansa.

Fituesi i Kupës së Botës nga Rosario mbërriti në Buenos Aires për ndeshjen miqësore të kombëtares me Panamanë dhe vendosi të darkonte me familjen e tij. Fansat që po e prisnin po këndonin “Muchachos”, kënga që shoqëroi Argjentinën në Kupën e Botës në Katar. Të tjerë i kërkonin Messit një përshëndetje e disa të tjerë foto.

Gjithçka filloi kur një klient filmoi Messin duke iu servirur një biftek dhe e hodhi pamjen në internet. Fjala u përhap menjëherë dhe rruga jashtë lokalit filloi të mbushej menjëherë nga fansat e tij. Kur u largua, ai duhej ta bënte këtë i shoqëruar nga disa punonjës policie. Megjithatë, ishte e pamundur të përmbahej turma euforike, e cila duket qartë nga pamjet./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!