Leo Messi mundi të mbyllë me sukses një sezon shumë të vështirë, që nisi me mërzinë dhe trazirat te Barcelona dhe përfundoi me një nga gëzimet më të mëdha në karrierë, triumfin në Copa America.
Pas mbylljes së sezonit me fitoren në “Maracana”, argjentinasi festoi në Rosario e më pas udhëtoi drejt Miami për të pushuar me familjen e tij. Messi në ditën e parë pas mbërritjes në Miami drekoi në një nga restorantet e zonës, por fansat e pikasën.
Kur Leo po dilte nga godina qindra fansa e prisnin dhe Messi e kishte shumë të vështirë të lëvizte edhe me ndihmën e stafit të tij të sigurisë. /abcnews.al
https://twitter.com/RoyNemer/status/1416075868540133377