Pema e palmës ka marrë flakë në qendër të Tiranës pranë ish-parkut Rinia përballë “Taiëan-it”.
Siç shihet nga pamjet, pranë palmës ndodhen edhe automjete të cilat rrezikohen nga flakët.
Një person shihet që tenton të fikë zjarrin ndërsa tymi është përhapur në gjithë zonën përreth.
Nuk dihet se cilat rrethana kanë bërë që pema në anë të rrugës kryesore të marrë flakë. /abcnews.al