Një automjet tip “Fuoristradë”, drejtuar nga qytetarja B.K., ka marrë flakë pasditen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur tek zona e njohur si “Brryli”në kryeqytet.
Siç shihet edhe nga pamjet automjeti është djegur në pjesën e përparme, ndërkohë zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Sipas polici shkak i flakëve është bërë një defekt teknik në pjesën e motorit të automjetit.
Informacion:
Më datë 06.07.2020, rreth orës 19:20, tek Brryli, si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorit ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtuese shtetasen B.K., ku ka vetëm dëme materiale.