Një merimangë ka ndërprerë konferencën për shtyp të ministres së Shëndetësisë, Yvette D’Ath në Queensland, të Australisë. Duke folur ndërsa Queensland regjistroi 22 raste të reja me Covid, D’Ath u ndal në mes të një përgjigjeje pasi iu tha se një merimangë ishte në këmbën e saj.
“A mundet dikush të largojë atë merimangë?’ tha ajo. Gjithçka ndodhi para kamerave dhe video është bërë virale në rrjet. g.v/abcnews.al